Lovcen zivot
1304582893rizikokreditikuca

Riziko – kreditë

Riziko – kreditë, gjegjësisht sigurimi i jetës në rast të vdekjes së shfrytëzuesit të kredisë është lloj i riziko sigurimit të jetës që i garanton pronarit  të policës mbulimin financiar të obligimeve kreditore. Në thelb, ky lloj sigurimi siguron pagimin e kredisë dhe në rast se vdes shfrytëzuesi i kredisë gjatë kohëzgjatjes së pagimit të kredisë, që do të thotë se familja e tij nuk e trashëgon borxhin e kredisë, por obligimin e pagimit të kredisë e merr Lovcen – zivotna osiguranja.

Më së shpeshti ky sigurim lidhet për shuma më të mëdha të kredisë, siç janë ato banesore. Shfrytëzuesi i kredisë është zakonisht anëtar i familjes me të ardhurat më të mëdha, gjë që i jep rëndësi zgjedhjes së këtij lloj sigurimi. Shoqëria jonë u ofron edhe mundësi të lidhni sigurim të ndërsjellët për rast të vdekjes së shfrytëzuesit të kredisë, me ç’rast arrihet siguria e plotë në situatë kur bashkëshortët e paguajnë kredinë prej të ardhurave të të dyve.

Lidhja e këtij lloj sigurimi krahas kredisë së miratuar nga banka afariste, nuk është vetëm vendim racional, por edhe human. Familja mbetet materialisht e mbrojtur, ashtu që shoqëria e sigurimit e paguan borxhin e kredisë në vend të saj.

Çka e karakterizon?

-       i përshtatshëm  në mënyrë të destinuar për mbulimin e kredisë

-       kohëzgjatja e sigurimit është e barabartë me afatin e pagimit të kredisë

-       premia paguhet vetëm 2/3 e kohëzgjatjes së sigurimit

-       shuma e siguruar gjatë kohëzgjatjes e përcjell vlerën e pjesës së papaguar të kredisë, e në momentin e lidhjes së kontratës nuk mund të jetë më e vogël se vlera e kredisë së  marrë.

Kush mund ta lidhë këtë sigurim dhe me çfarë afati?

Sigurimin jetësor të shfrytëzuesit të kredisë mund ta lidhin persona të shëndoshë të moshës 14 – 65 vjet, por që mund të kenë më së shumti 75 vjet në momentin e skadimit të pagimit. Personat më të vjetër se 65 vjet mund ta lidhin sigurimin e shfrytëzuesit të kredisë me kushte të posaçme.

Kohëzgjatja e sigurimit mund të kontraktohet në afat prej 1 viti deri në 30 vjet, për pagesë të njëhershme, gjegjësisht për afat prej 3 vjetësh deri në 30 vjet, për pagesë në këste (mujore, vjetore).

Si paguhet premia?

Premia mund të paguhet  në këste mujore, vjetore, apo njëhershëm, me anë të urdhërpagesave të përhershme, me ndalim administrativ, apo me fletëpagesë.