Lovcen zivot
1304582915rizikopojas

Riziko – classic

Riziko – classic, gjegjësisht sigurimi i jetës për rast të vdekjes, apo siç quhet shpesh sigurimi riziko i jetës, i mundëson pronarit  të policës që t’ua sigurojë më të afërmve të vet sigurinë financiare  si pagesë të njëhershme të shumës së siguruar në rast të vdekjes. Ky lloj i sigurimit ofron mbrojtje konstante financiare gjatë tërë kohëzgjatjes së sigurimit.

Kujt i destinohet?

  • Personave që merren me profesione rizike, por edhe atyre që jetojnë me strese dhe që mendojnë paraprakisht
  • Punëdhënësve, që në këtë mënyrë kujdesen për të punësuarit e vet, që i kanë posaçërisht të rëndësishëm, gjegjësisht për familjet e tyre
  • Partnerëve në punë të përbashkët

Çka e karakterizon?

  • Polica e riziko sigurimit jetësor mund të jepet si garanci për pagimin e kredisë
  • Mundëson shumën e lartë të siguruar me premi relativisht të ulët

Kush mund ta lidhë këtë sigurim dhe me çfarë afati?

Riziko sigurimin jetësor mund ta lidhin të gjithë personat e shëndoshë të moshës 14-65 vjet, me kusht që sigurimi të skadojë në vitin kur i siguruari i plotëson 70 vjet. Personat më të vjetër se 65 vjet mund ta lidhin sigurimin e shfrytëzuesve të kredisë me kushte të posaçme.

Sigurimi i jetës për rast të vdekjes mund të kontraktohet për afat prej 1 deri në 25 vjet, për pagim të njëhershëm, gjegjësisht për afatin prej 3 deri në 25 vjet për pagim në këste (mujore, apo vjetore).

Si paguhet premia?

Premia mund të paguhet  në këste mujore, vjetore, apo njëhershëm, me anë të urdhërpagesave të përhershme, me ndalim administrativ, apo me fletëpagesë.