Lovcen zivot
1304582915rizikopojas

Sigurimet riziko të jetës – individuale dhe të ndërsjella

Sigurimet riziko të jetës janë lloj i posaçëm i sigurimeve të jetës që kanë të bëjnë vetëm me sigurimin në rast të vdekjes, pavarësisht nga shkaku. Ky lloj i sigurimeve  jetësore nuk ka karakter të kursimit. Në rast të paraqitjes së rastit të siguruar, shfrytëzuesi i sigurimit, të cilin e përcakton pronari i policës së sigurimit e fiton të drejtën  në shumën e siguruar. Janë dy kategori themelore të sigurimit riziko të jetës: 1. me shuma konstante dhe 2. me shuma rënëse të sigurimit. Kategoria e parë identifikohet më së shpeshti  me sigurimin në rast të vdekjes së të siguruarit (Riziko – Classic), ndërsa kategoria tjetër me sigurime në rast të vdekjes të shfrytëzuesit të kredisë (Riziko – Kreditë).

Ajo që është posaçërisht interesante  në ofertën e Lovcen – zivotna osiguranja është mundësia e kontraktimit të sigurimit individual dhe të ndërsjellët për rast të vdekjes. Te sigurimi individual për rast të vdekjes, me policë të sigurimit është mbuluar vetëm riziku për një person, ndërsa te sigurimi i ndërsjellët për dy persona. Kjo do të thotë se edhe i siguruari edhe i bashkësiguruari (për shembull çifti bashkëshortor) mund ta kontraktojnë sigurimin  për rast të vdekjes në një policë të sigurimit të jetës. Në këtë mënyrë realizohet siguria shtesë  për anëtarë të familjes, në veçanti te pagimi i kredisë kur kësti i kredisë / anuiteti paguhet prej dy të ardhurave.

Prodhimet

Riziko – kreditë

Riziko – kreditë, gjegjësisht sigurimi i jetës në rast të vdekjes së shfrytëzuesit të kredisë është lloj i riziko sigurimit të jetës që i garanton pronarit  të po...

më shumë >

Riziko – classic

Riziko – classic, gjegjësisht sigurimi i jetës për rast të vdekjes, apo siç quhet shpesh sigurimi riziko i jetës, i mundëson pronarit  të policës që t’ua sigurojë...

më shumë >