Lovcen zivot
1304582765mjesovitofiksno

I përzier – fiks

Sigurimi i përzier – fiks, gjegjësisht sigurimi term-fix i jetës është sigurim karakteristik për faktin se i siguruari /i bashkësiguruari i fiton të gjitha të drejtat pas skadimit të afatit të kontraktuar të kohëzgjatjes së sigurimit. Pra, në rast të vdekjes së parakohshme, duhet të pritet skadimi i plotë i afatit të sigurimit, në mënyrë që i siguruari ta fitojë të drejtën në shumën e siguruar dhe në fitimin e llogaritur. Pasi që e përjashton pagesën e shumave të sigurimit para skadimit të afatit të sigurimit, Sigurimi i Përzier  – Fiks i jetës mund të lidhet deri diku  me kursimin klasik. Mirëpo, Sigurimi i Përzier  – Fiks i jetës është më shumë se kursimi, pasi që në rast të vdekjes, fill pas pagimit të premisë së parë, shfrytëzuesi i sigurimit e fiton të drejtën  në shumë të siguruar pa obligim të pagimit të mëtutjeshëm të premisë së sigurimit. Sigurimi i Përzier – Fiks i jetës u destinohet atyre të siguruarve, që në rast të mbijetesës, dëshirojnë t’i kursejnë mjetet e caktuara financiare, gjegjësisht atyre të siguruarve që dëshirojnë t’ia mundësojnë familjes së vet (pasardhësve apo personave të tretë) të disponojnë me shumën e siguruar në moshë më të rritur (shkollimi i fëmijëve, kurorëzimi, etj.) në rast të vdekjes.