Lovcen zivot
1304582811mjesovitamajkacerka

I përzier – classic

Sigurimi i përzier – classic, gjegjësisht sigurimi i përzier për rast të vdekjes apo të mbijetesës, është forma më e popullarizuar e sigurimit jetësor dhe njëkohësisht njëri nga prodhimet e sigurimit jetësor, që lidhet më së shpeshti nga ana e individëve dhe çiftëve. E mundëson edhe kursimin, edhe sigurimin  në rastin e vdekjes së të siguruarit, gjegjësisht të bashkësiguruarit  tek sigurimet e ndërsjella. Fitimi i realizuar paguhet në momentin e paraqitjes së rastit të siguruar  (vdekja apo mbijetesa), ndërsa lartësia e fitimit varet nga periudha e kaluar dhe nga aftësia e të punësuarve tonë për të realizuar të ardhura më të mëdha, prej atyre që janë në shumën e garantuar (të kontraktuar) të sigurimit.