Lovcen zivot
1304582811mjesovitamajkacerka

Sigurimet e përziera të jetës – individuale dhe e ndërsjellët

Sigurimet e përziera të jetës – individuale dhe e ndërsjellët

Programi i sigurimit të përzier të jetës u destinohet njerëzve, që mendojnë për të ardhmen e tyre dhe të ardhmen e familjes së vet, ngase mundëson kursim të sigurt dhe të thjeshtë, jep mbrojtje të plotë të sigurimit dhe e garanton pagimin e shumës së kontraktuar  bashkë me pjesëmarrjen në profitin të siguruarit – pas skadimit të kontratës, gjegjësisht shfrytëzuesit të sigurimit , menjëherë pas paraqitjes së ngjarjes së siguruar.

Kush mund ta lidhë sigurimin e përzier?

Sigurimet e përziera të jetës për rast të vdekjes dhe mbijetesës së ngjarjes, mund t’i lidhin personat e shëndoshë, që nga viti 14-të deri  në plotësimin të vitit 65-të, me kusht të skadimi i sigurimit duhet të arrihet më së largëti në vitin, kur i siguruari i mbush 75 vjet. Personat që nuk janë të shëndoshë (gjegjësisht kanë probleme të konsiderueshme shëndetësore) më së shpeshti mund të sigurohen, por me premi të rritura të sigurimit.  Rritja e premisë e kompenson rizikun e  rritur. Personat që janë më të vjetër se 65 vjet gjithashtu mund të sigurohen, por sipas kushteve të posaçme që i përcakton Lovcen – zivotna osiguranja.

Sigurimi individual apo sigurimi i përzier  i ndërsjellët i jetës?

inline-mjesovita-osiguranjaKu qëndron dallimi? Sigurimet individuale të jetës kontraktohen në raport me të siguruarin, ndërsa sigurimi i ndërsjellët në raport me të siguruarin dhe të bashkësiguruarin. Sigurimet individuale janë të destinuara për ata individë , që para së gjithash kujdesen për veten dhe për më të afërmit e vet dhe që dëshirojnë t’i investojnë paratë e veta në mënyrë të mençur dhe të sigurt. Në rast të përjetimit, shuma e siguruar bashkë me profitin  e përcaktuar i paguhet të siguruarit , ndërsa në rast të vdekjes – familjes  së tij, gjegjësisht atij shfrytëzuesi të sigurimit, që

Të drejtat e posaçme të të siguruarit

Të siguruarit mund ta bëjnë blerjen e sigurimit pas vitit të dytë, në pajtim me Kushtet e sigurimit të jetës, nëse është kohëzgjatja e kontraktuar  më e shkurtër se 15 vjet, gjegjësisht pas vitit të tretë, nëse është kohëzgjatja e kontraktuar  e sigurimit më e gjatë ose barazi me 15 vjet, por vetëm në situata specifike (të definuara me Kushtet e sigurimit), nëse të siguruarit vërtetë i nevojitet edhe mbështetja financiare edhe mbështetje e llojit tjetër.

Në rast se i siguruari për çfarëdo arsyeje nuk mund ta paguaj preminë, do të bëhet kapitalizimi i shumës së siguruar. E drejta në kapitalizim të shumës së siguruar mund të realizohet, nëse i siguruari ka paguar më së paku dy vjet preminë e sigurimit, ndërsa kohëzgjatja e kontraktuar e sigurimit është më e shkurtër se 15 vjet, gjegjësisht 3 vjet, nëse është kohëzgjatja e kontraktuar e sigurimit më e gjatë apo barazi me 15 vjet.

Prodhimet

I përzier – classic

Sigurimi i përzier – classic, gjegjësisht sigurimi i përzier për rast të vdekjes apo të mbijetesës, është forma më e popullarizuar e sigurimit jetësor dhe njëkohësis...

më shumë >

Siguria e dyfishtë – e përzier

Siguria e dyfishtë – e përzier, gjegjësisht sigurimi i përzier për rast të vdekjes dhe mbijetesës me shumë të  dyfishtë të siguruar në rast të vdekjes¸ u destinohe...

më shumë >

I përzier – fiks

Sigurimi i përzier – fiks, gjegjësisht sigurimi term-fix i jetës është sigurim karakteristik për faktin se i siguruari /i bashkësiguruari i fiton të gjitha të drejtat p...

më shumë >