Lovcen zivot
1305625762ozivotnomosiguranju

Mbi sigurimin jetësor

Çka është sigurimi jetësor apo sigurimi i jetës apo sigurimi i kapitalit?

Sigurimi jetësor, nga këndvështrimi i individit, mundëson kursimin. Jo rrallë gjatë bisedave për  nevojën e blerjes së sigurimit jetësor dëgjohen edhe individë, që mendojnë se është më mirë që të kursejnë ata, sesa ta blejnë policën e sigurimit jetësor. Natyrisht, shprehia e kursimit është tejet pozitive, por kërkon kohë, mjete dhe disiplinë. Në anën tjetër, kursimi fillimisht jep të ardhura më të ulëta, ndërsa policat e sigurimit jetësorë garantojnë shumë të plotë nga polica, që nga fillimi i kohëzgjatjes së policës, me ç’rast, varësisht nga kontrata, mund të ofrojë edhe siguri në rastin e vdekjes së natyrshme, vdekjes në rast të fatkeqësisë, paaftësimit për punë…,  pasi që këto situata mund ta limitojnë shumën e kursimit të planifikuar.

Mbështetja në kursimin klasik si burim të vetëm të të ardhurave  në të ardhmen mund të ketë pasoja negative për financat e individit. Në atë aspekt ekziston rregulli i pranuar përgjithësisht se përpilimi i sigurisë financiare personale apo familjare kërkon një garanci të caktuar. Prodhimet e sigurimit jetësor mundësojnë mbrojtjen nga kufizimet e mundshme për kursimin e rregullt dhe të vazhdueshëm për shkak të pasojave në kohëzgjatje dhe / apo kualitet të jetës.

Me kursimin përmes policës së sigurimit jetësor mundësohet akumulimi i kapitalit, që, varësisht nga nevojat individuale të të siguruarit mund të shfrytëzohen për jetë më të lehtë në moshën më të vonshme, gjegjësisht për zgjidhjen çështjeve më të rëndësishme jetësore: blerja e të mirave  materiale, martesa, shkollimi i fëmijëve etj. Në anën tjetër, në rast të vdekjes së të siguruarit, sigurimi i jetës i mundëson siguri financiare  familjes së tij.

Për individët, që janë  fillimisht të interesuar për sigurinë financiare të të afërmve të tyre, gjegjësisht që nuk dëshirojnë ta shfrytëzojnë.

Si dhe kur paguhet premia e sigurimit?

“Lovcen zivotna osiguranja” sh.a  u mundëson të gjithë të siguruarve që të zgjedhin se në ç’mënyrë dhe në çfarë intervalesh kohore do ta bëjnë pagesën e premisë së sigurimit.

Të siguruarit mund ta paguajnë preminë e sigurimit: me urdhërpagesa të përhershme, me ndalim administrativ, individualisht në sportele të  pjesëmarrësve kompetentë të qarkullimit pagesor (banka, posta etj.), nëpërmes ndërmjetësve të autorizuar etj.

Sa i përket intervalit kohor të pagimit të premisë së sigurimit, të siguruarit mund të zgjedhin: intervalin mujor, kuartal, gjysmëvjetor, vjetor të pagesës si dhe pagesën e njëhershme të premisë.