Lovcen zivot
1302770147lovcenosiguranje

Lovcen osiguraje sh.a.

Lovcen osiguranje sh.a. Podgoricë, është shtëpia e parë e sigurimeve në Mal të Zi dhe shtëpia me traditën më të gjatë  në sigurim, sipas premisë së mbledhur, kapitalit dhe pjesëmarrjes në treg, ajo është shtëpia udhëheqëse e sigurimeve  në Mal të Zi që merret me të gjitha llojet e sigurimeve të pasurisë dhe të personave.

Shoqëria e parë e organizuar e sigurimeve në territorin që e përfshin Mali i Zi i sotëm u themelua në vitin 1849, si shoqëri aksioniste me 32 aksionistë. Që nga atëherë e deri në ditët e sotme , sigurimi në këtë territor ka kaluar nëpër aspekte të ndryshme të formave të organizimit dhe të pronësisë.

Në aspektin organizativ funksionon si shoqëri aksioniste e organizuar nëpërmes 6 filialeve: Podgoricë, Nikshiq, Berane, Plevla, Bijelo Pole dhe Kotor,  njësive afariste, ekspoziturave si dhe agjencive të veta të përfaqësimit në tërë Malin e Zi. Krahas shtatë info qendrave nëpër Mal të Zi, qytetarëve u mundësohet  shfrytëzimi më i shpejtë dhe më i thjeshtë i shërbimeve të sigurimit. Klientët, në një vend dhe gjatë tërë ditës mund t’i fitojnë të gjitha informatat dhe këshillat profesionalë mbi sigurimin dhe kërkesat e dëmshpërblimit.

Lovcen osiguranje sh.a. Podgoricë punëson 268 punëtorë të profileve të ndryshme profesionale, me pjesëmarrje tejet të lartë të kuadrove me arsimim të lartë.  Në kuadro mund të futet qoftë me punësim, me shfrytëzim të bursave apo specializim, e paralelisht me investimin në njerëz , investohet edhe në avancimin e teknologjisë . Për këtë arsye,  pa e tepruar  mund të thuhet se Lovcen  osiguranje sh.a. për nga pajimi teknik gati që nuk ngec pas kompanive të ngjashme nga shtetet e zhvilluara. Në mbështetje të vlerësimit të tillë është edhe fakti se Lovcen osiguranje e kaloi me sukses implementimin e sistemit të kualitetit dhe e fitoi certifikatën mbi njohjen e sistemit të kualitetit sipas standardit ndërkombëtar ISO 9002.